Edhe Drenica reagon pas përplasjeve në mes FFK-së dhe presidentit të FC Prishtinës

Pas Trepçës ’89, e cila reagoi me rastin e suspendimit të presidentit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, me një vit nga ana e FFK-së, duke e mbeojtur Ejupin, ka ardhur edhe një tjetër reagim nga Drenica.

 Duke shprehur respekt për Ejupin si një donator i vjetër i futbollit kosovar, klubi kuq e zi ka bërë thirrje për qetësi dhe ulje të tensioneve të shkaktuara në futbollin kosovar.

Në reagimin e Drenicës thuhet:

Reagim në lidhje me denimin e z. Remzi Ejupi!

Skenderaj – 14 Janar 2021

Kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira ne debate, që  të  mbizotëroj gjuha e argumenteve, në menyrë që  t’i jepet hapësira e duhur zhvillimit të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Konsiderojmë se në këtë kohë, nëpër të cilën po kalojmë duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe në marrjen e vendimeve dhe përdorimin e gjuhës denigruese, në mes të klubeve dhe shtepisë së futbollit.

I vetmi prioritet i yni është dhe duhet të jetë, ngritja dhe zhvillimi në nivelin më të lartë të futbollit, si qellim i të gjithë sportdashësve. Ne jemi për lirinë e  shprehjës dhe fjalës së lirë si element themelor i lirive dhe të drejtave të njeriut, për të cilën askush nuk do të duhej të ndeshkohet as zotëri Ejupi, si donator më i vjetër i futbollit Kosovar, por në të njejtën kohë jemi për respektimin e shtëpisë se futbollit si institucion që na përfaqëson në institucionet ndërkombëtare të futbollit.

Federata e futbollit, zotëri Ejupi dhe klubet e futbollit, kanë nevojë për bashkëpunim, bashkërendim dhe respektim të ndërsjellë.

Andaj kërkojmë nga të gjitha palët për një  zgjidhje të drejt dhe në përputhje me rregullorët dhe rregullat e lejuara në shtepinë e futbollit.

Me respekt dhe deshirën e një zgjidhje sa më të mirë.

z. Ilir Veliqi

President i KF Drenica