Tifozët e ekipit Levosoja kanë sulmuar fizikisht futbollistët e Luginës gjatë ndeshjes së sotme të këtyre dy skuadrave.

Duke ditur cilësinë e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte përgatitur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Luginës ishte përleshja fizike ndaj futbollistëve në mënyrë tinëzare , thuhet në reagimin e klubit Lugina.

E tëra ishte e orkestruar dhe ndër qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Luginës ishte dhe kombësia shqiptare e klubit.

Gjatë gjithë lojës futbollistët kundërshtarë dhe publiku në vazhdimësi kanë fyer futbollistët e Luginës në baza kombëtare.

Ekipi nga Lugina e Preshevës me këtë rast i bën thirrje organeve të drejtësisë që ta shqyrtojnë këtë rast, duke paralajmëruar njëherësh se klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë në gjendje të mjeruar.

Klubi Lugina do të jetë gjithmonë pranë futbollistëve në çdo lloj rasti dhe vendimi.