Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvilloje ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Polonisë.

Në grupin I kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 15 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm që është në vendin e tretë.

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja ka vendosur që në sulm të startoje me dyshen Uzuni dhe Maja, kurse Broja është lënë në stol

Këto janë formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Kumbulla, Ismajli, Trashi, Bare, Ramadani, Roshi, Hysaj, Uzuni dhe Manaj

Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak, Klich, Moder, Zielinski; Buksa, Lewandowski