Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do t’i mësojnë sot kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022. Shorti do të zhvillohet në Dublin nga ora 12:00 dhe dy kombëtaret shqiptare mund të përballen me kundërshtarë mjaft të vështirë, për shkak të radhitjes në vazo.
“Kuqezinjtë” radhitën në vazon e katërt, ndërsa “dardanët” në vazon e pestë. Kjo bën që të ketë mundësi që këto dy kombëtare të mund të ndeshen edhe ndërmjet vete.
Përderisa Kosova mund të ndeshet me Shqipërinë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të mos lejohen përballjet kundër Serbisë dhe Bosnjës, për shkak të konflikteve mes këtyre vendeve.
Kombëtaret do të ndahen në dhjetë grupe të ndryshme. Grupet nga A deri në E do t’i kenë nga pesë skuadra, ndërsa grupet nga F deri në J do t’i kenë nga gjashtë skuadra.
Zvicra, Portugalia, Holanda do të jenë të radhitura në katër grupet e para (A-D), ndërsa ekipet e vazos së parë do të radhiten në grupet e tjera (E-J). Skuadrat e vazot e radhës do të vendosen përmes shortit. Pesë Kombëtaret në vazon e gjashtë do të radhitën në grupet F-J, të cilat do t’i kenë nga gjashtë skuadra.
Skuadra e Bernard Challandes mund të ndeshet me cilëndo skuadër nga vazoja e parë, përfshirë këtu kampionaten e botës, Francën, si dhe Anglinë, Blegjikën, Kroacinë, Spanjën e Zvicrën.
Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.
Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Vazoja e gjashtë: Andorra, Letonia, Lihtenshtajni, San Marino dhe Malta.







