Pasi Xherdan Shaqiri arriti t’ia sigurojë fitoren Liverpoolit kundër Manchester Unitedit përmes dy golave të tij, qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e thërriste emrin e shqiptarit përderisa lojtarët ishin duke hyrë në zhveshtore.
Liverpoolit i nevojitej fitorja në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, të dielën, për t’u kthyer përsëri në vendin e parë në tabelën e Premierligës. Trajneri Jurgen Klopp u shpëtua nga Shaqiri, i cili hyri në ndeshje në minutën e 70-të dhe arriti t’i shënojë dy gola.
Llogaria zyrtare e Liverpoolit i publikon disa video të pamjeve brenda stadiumit Anfield, në kanalin e saj në Youtube, ku shihen lojtarët e Liverpoolit duke e festuar fitoren kundër rivalit dhe rimarrjen e pozitës së parë.
Përderisa futbollistët janë duke u futur në zhveshtore, Van Dijk dëgjohet duke bërtitur: “Shaqa i madh në ndërtesë”.
https://twitter.com/JamesJohn2427/status/1075135486644154368?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1075135486644154368&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Ffjalet-e-medha-qe-ylli-i-liverpoolit-ia-tha-shaqirit-pas-dy-golave-ndaj-man-unitedit-607184%2F
Pas kësaj disfate, Liverpooli kaloi 19 pikë para Manchester Unitedit. Kjo gjë bëri që Mourinho ta humbë pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit dhe tanimë në vend të tij është emërua Ole Gunnar Solskjaer







