Manchester United dhe Liverpool sonte luajnë një ndeshje të shtyrë të Premier Ligës që ishte planifikuar për 2 maj, por që nuk u zhvillua për shkak të ndërhyrjes së tifozëve të United në “Old Trafford”.
Tifozët e United u përpoqën të parandalonin ndeshjen edhe sonte, për shkak të një konflikti me pronarët amerikanë të klubit, por nuk patën sukses.
This is Jordan Banks, the young #LFC fan who was killed by lightning in Blackpool last night… during lockdown he was out spreading kindness to frontline workers #RIPLittleMan #YNWA #BeKind pic.twitter.com/SbRxAFgUa8
— CapitalLivNews (@CapitalLivNews) May 12, 2021
Futbollistët e Liverpoolit dolën të stërviteshin në fushë me të njëjtat bluza dhe me këtë ata nderuan djalin nëntë vjeçar Jordan Banks, i cili vdiq dy ditë më parë nga goditja e rrufesë.
Banks po stërvitej në fushën e futbollit në Blackpool kur ndodhi një tragjedi e madhe që tronditi botën.
A special boy taken far too soon.
— James Milner (@JamesMilner) May 12, 2021
RIP Jordan, YNWA.
⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️ pic.twitter.com/sldXfNp2a1
Jordan Banks preku Anglinë gjatë bllokimit për ndihmën e policisë së Blackpool dhe ekipit në terren duke u lënë atyre sanduiçe dhe lëngje në makinat e tyre çdo ditë.
Liverpool vendosi t’i bëjë nderimet e tij dhe të gjithë kishin veshur një fanellë me emrin Jordan dhe numrin shtatë.
Klubi i futbollit i Liverpool dhe kapiteni i “Të kuqve”, James Milner gjithashtu i tha lamtumirë Jordanit të vogël në Twitter.







