Bernard Berisha ka shkëlqyer në ndeshjen e radhës në Rusi.

Në kuadër të Kupës së Rusisë, Akhmat Grozny i Berishës dhe Roshit sot u takua ndaj, SKA Khabarovsk.Këtë takim, Berisha e nisi nga minuta e 66-të, kur është inkuadruar në lojë.

Vetëm 9 minuta më pas, anësori kosovar e gjeti golin e barazimit, 1-1.Kjo ndeshje shkoi në penallti të cilat vendosën edhe fituesin.Bernard Berisha ishte i saktë përsëri nga pika e bardhë në penalltinë e parë për Akhamt, kurse penalltinë finale e shënoi anësori tjetër shqiptar, Odise Roshi, duke i siguruar kalimin tutje skuadrës.

loading…