E rëndë, brenda hotelit në fshatin turistik të Llogarasë, recepsionisti gjendet i varur në litar

Një ngjarje tronditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara.

Recepsionisti i një kompleksi turistik është gjetur pa shenja jete.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litar në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga shikimi i trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo lëndime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.