E PAZAKONTË: Shikojeni se si futbollisti serb e puth në kokë Edon Zhegrovën (VIDEO)

Edon Zhegrova nuk shënoi gol e as nuk bëri asist në ndeshjen e mbrëmshme të Baselit kundër Luzernit, megjithatë ai ishte mjaft mbresëlënës me paraqitjen e tij.

Luzerni bëri një hap prapa në përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, pasi u mposht 3:2 nga Baseli në një ndeshje ku shkëlqeu dyshja sulmuese e Kosovës, Shkelqim Demhasaj dhe Edon Zhegrova.

Edon Zhegrova, i cili e bëri vetëm paraqitjen e tij të tretë si titullar për Baselin që prej transferimit të tij nga Genku në fillim të shkurtit, pati një paraqitje mbresëlënëse dhe luajti 90 minuta të plotë.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës pati rol në golin e tretë të Baselit, i shënuar nga sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Albian Ajeti, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, ajo që duket interesante në fillim të takimit, është përshendetje që futbollisti serb i Baselit, Zdravko Kuzmanoviq i bën yllit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Pak para se të nisë ndeshja, Kuzmanoviq e përqafon Zhegrovën, gjë që deri tash nuk ka ndodhur një afërsi e tillë ndërmjet sportistëve kosovarë dhe atyre serbë.

Kuzmanoviq e puth edhe në kokë Zhegrovën.

Për më shumë shikojeni videon: (nga sekonda e 20-të)

https://www.youtube.com/watch?v=aW2jASiQVyw