E paparë deri më tash, posterët për Bali Muharremajn shfaqen edhe në Pallatin e njohur të Vjenës

Derisa po afrohen edhe hapja zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet komunale të 17 tetorit, kandidatët për kryetar dhe ata për asambletë komunale i kanë “ndezur” edhe më shumë motorët që të paraqesin para votuesve programet dhe idetë e tyre për katërvjeçarin e ardhshëm.

Këta kandidatë kërkojnë që sa më shumë të marrin mbështetje në mënyrë që të fitojnë qysh në raundin e parë dhe t’i ikin çfarëdo befasie në balotazh.

E duket se mbështetja nuk i mungon kryetarit aktual të Suharekës dhe pretendetit për mandatin e dytë, Bali Muharremajt.

Disa foto dhe video kanë arritur sonte në rendasinë tonë ku kosovarë me të drejtë vote po bëjnë fushatë edhe në Vjenë të Austrisë për Muharremajn.

Hiç më pak se Pallati i njohur vjenez, ai i “Schonbrunn”-it, sot është ‘stolisur’ me pankarta në përkrahje të Muharremajt.

Kjo tregon se Muharremaj pritet të ketë mbështetje edhe nga diaspora.

Për më shumë shiheni edhe videon.