E konfirmon kryeministri i Italisë: Me 4 maj fillojnë stërvitjet individuale, me 18 maj ato grupore në Serie A

Italia po i rikthehet normalitetit apo fazës së dytë siç është quajtur, derisa më 4 maj do të fillojnë stërvitjet individuale të lojtarëve, ndërsa ato me skuadër më 18.

Rasti i parë me coronavirus në Itali u shënua më 20 shkurt, e nga atëherë kanë vdekur 26,644 persona.

Kryeministri Giuseppe Conte ka konfirmuar se tashmë kanë filluar t’i lehtësojnë gjërat , mirëpo do të jenë më të kujdesshëm edhe gjatë fazës së dytë.

“Tani kemi filluar t’i lehtësojë gjërat dhe të përgatitemi të jetojmë me virusin, por që do të kemi edhe më shumë kujdes”, ka thënë ai.

“Kur vijmë te futbolli, gjërat aty do të lehtësohen nga 4 maji, lojtarët do të stërviten individualisht, ndërsa më 18 maj do të fillojë stërvitja grupore dhe ekipore”, ka shtuar më tej Conte.

Të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Itali janë të detyruar të bartin maska dhe ato nuk do të jenë më të shtrenjta se 50 cent.