Video

E konfirmon Afrona Dika: Nuk do të ketë ribashkim me Bleron

Afrona Dika më në fund ka publikuar podcast-in me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin.

Ata i sqaruan të gjitha për publikun, që nga fillimet e lidhjes e deri te arsyet e ndarjes.

Pati shumë momente emocionale në video, lot e mes tjerash edhe fjalë të sinqerta.

Foto: Screenshot/YouTube

Blogerja e njohur ka folur pas podcast-it për ‘Kosova Today’ duke treguar se thjesht kanë dashur të japin një shembull.

“Kemi pasur një bisedë dyorëshe përpara, jemi sqaruar për të gjitha gjërat. Edhe në fund lindi shumë, nuk mund të them se ka qenë as ideja ime e as e Bleros. Nuk e kemi pasur bllok njëri-tjetrin. Ka qenë një bisedë që e kemi pasur nevojë të dy. Mendoj që gjithmonë duhet të ndahesh në të mirë. Të gjitha i kemi thënë në podcast”, u shpreh ajo.