Guardiola

“E donim me çdo kusht” – Pep Guardiola tregon disa arsyeje pse iu iku Rice nga dora

Arsenal dhe Manchester City do ta zhvillojnë derbin e xhiros së tetë në Ligën Premier.

Do të jetë një përballje e dy skuadrave që janë pretendentë kryesorë për titullin e kampionit në Angli.

Arsenali e ka fituar një duel me Cityn jashtë fushës së blertë, pasi arriti të nënshkruajë me Declan Rice i cili gjithashtu kërkohej nga Man City.

Pep Guardiola e ka pranuar se e kanë dashur transferimin e Rice me çdo kusht dhe se e kanë humbur garën me Arsenalin.

“Me siguri të gjithë e dinë që City e donte atë, ne e donim atë. Ai mund të luante jo vetëm kur Rodri nuk mundi”, tha Pep.

Tutje trajneri spanjoll tha se ndoshta ka ndikuar oferta më e lartë e Arsenalit, ose Arteta e ka bindur më shumë lojtarin.

“Në fund, Arsenali e shtyu më shumë dhe e donte më shumë, ndoshta Arteta ishte më bindës se unë, ose vetë klubi, ose oferta e tyre. Ne mund ta përballonim atë ndoshta më pak, prandaj”, u shpreh Pep.

Kampioni në fuqi i Anglisë kishte ofruar 80 milionëfunte, por në fund Topçinjtë bën një ofertë prej 105 milionë funteve duke transferuar mesfushorin anglez.