E dhimbshme! Vdes gazetari kosovar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gazetari kosovar Sylë Osmanaj.

Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja që nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.

“Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë dje në Prishtinë. AGK e vlerëson lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Sylë Osmanajt”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK’së.

Telegrami i ngushëllimit:

PRISHTINË, 16.07.2021 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-gazetarit, Sylë Osmanaj.

Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja që nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.

Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë dje në Prishtinë.

AGK e vlerëson lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Sylë Osmanajt.