Dy kosovarë në formacionin e javës në Serie A – Rrahmani e Berisha, së bashku me Ronaldon dhe Lukakun

Atalanta e ka dominuar formacionin më të mirë të Serie A, pasi fitoi 5-0 ndaj Parmas dhe falë kësaj i ka pësë lojtarë në formacion.

Sidoqoftë më të mirët e kësaj jave janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku.

Në formacionin e publikuar nga “Tuttomercatoweb” nuk mungojnë portieri shqiptar Etrit Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani.

Këta dy luajtën ndaj njëri tjetrit, ku Verona doli me fitore (2-0) nga fusha e Spal.

Fjalët për Berishën ishin shumë të mira edhe pse i pranoi dy gola. “I mban në lojë sa të jetë e mundur: një ndërhyrje e mrekullueshme ndaj Rrahmani në pjesën e parë, një, ose më saktë dy ndaj Pazzinit”, thuhet në vlerësimin e tuttomercatoweb .

Në anën tjetër edhe për Rrahmani ka fjalë të mira po ashtu.

“Ai sulmon shumë në të djathtë, veçanërisht gjatë pjesës së parë të lojës. Edhe në pjesën e dytë ai e mbajti standardin e performancës së lartë në të dy fazat e lojës”, thuhet në vlerësim.

Formacionin është (4-2-3-1) dhe mund ta shihni më poshtë.