Dy gola qesharakë eliminojnë Shkëndijën nga Champions League (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës zhvilloi në fushën e saj ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League kundër Nomme Kalju.

Takimi i parë ishte mbyllur me fitoren 1-0 të tetovarëve, por ata gabojnë në shtëpi, duke humbur 2-1 dhe duke u eliminuar në mënyrë dramatike.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të estonezëve, me golin e shënuar në minutën e pestë me kokë nga Ugge, i cili përfitoi nga dalja e gabuar e portierit të Shkëndijës, Zahov.

Në pjesën e dytë, tetovarët fitojnë një 11-metërsh dhe Ibrahimi (63’) barazon shifrat.

Në minutën e fundit, sërish një gabim i mbrojtjes dhe i portierit të Shkëndijës i jep mundësinë Liliu të shënojë golin e fitores për Kalju, duke i dhënë kualifikimin në turin tjetër skuadrës estoneze.

loading…