Dy ditë pasi u vaksinuan, infektohen me COVID-19 dy persona në Gjirokastër

Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër, Arjanit Muho, dhe financierja Klodiana Qirushi janë prekur nga COVIDI-19, dy ditë pasi kishin marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer” kundër koronavirusit. Mësohet se Muho, rreth 65 vjeç, është në prag pensioni. Raportohet gjithashtu se të dy punonjësit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq, bëhet me dije se në Gjirokastër ka aktualisht 220 raste aktive, ndërsa 8 raste janë të shtruar në spital në Infektivin e Tiranës.