Një 25-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë nën hetim nga policia e Lezhës pasi janë kapur me drogë, armë, municione e sende të tjera të jashtë ligjshme.
I arrestuari është E.H 25-vjeç banues në Milot – Kurbin. Ndërsa i vendosur nën hetim është Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin.
Konkretisht 25-vjeçarit,E .H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.
Ndërsa Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.









