Driton Kuka: Loriana e la Zvicrën për Kosovën dhe ia solli medaljen e parë familjes Kuka

Xhudistja kosovare Loriana Kuka është shapllur kampione evropiane U23, pas triumfit në finale ndaj gjermanes Christina Faber në të dielën Hungari

Kosovarja u stolis me medalje të artë në kategorinë -78 kilogramë, pasi e mundi xhudisten nga Gjermania, Christina Faber.

Ndërkohë Driton Kuka, trajneri i njohur i Xhudso ka shkruar në facebook me rastin e medaljes së artë të Lorianas.

Loriana Kuka Kampione Evropiane U23!

E veçantë kjo medalje për mua,për familjen Kuka për vllaun tim Sylën që e kam pas trener dhe udhërrëfyes në jetë!

Loriana la Zvicrën për Kosovën,erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur performansën por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj!

Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikend nga familja jonë!

Shumë i lumtur për këtë medalje!”, ka shkruar Kuka.