Drita triumfon thellë në Podujevë dhe marshon drejt titullit, Trepça ’89 siguron tri pikë në Ferizaj

Drita ka triumfuar thellë me rezultatin 4:0 në Podujevë ndaj Llapit në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mërgim Pefqeli (6’ autogol), Kastriot Rexha (13’), Erjon Vuçaj (84’) dhe Izair Emini (88’) kanë shënuar gol për lideren e Superligës.

Drita kryeson me 61 pikë pas 28 ndeshjeve, katër më tepër se Prishtina që zë vendin e dytë.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Trepça ’89 ka triumfuar 5:2 si mysafire e Ferizajt. 89’shi pas 28 ndeshjeve zë vendin e nëntë me 34 pikë, është një pikë larg Drenicës që mban vendin që siguron mbijetesën në elitë. Ferizaj është i dhjeti me 26 pikë.