Drita sot para “testit” të parë në fazën përgatitore, luan miqësore me ekipin kosovar

Në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror, Drita ka aranzhuar një ndeshje miqësore ditën e enjte (sot).

“Bardhekaltrit” nën drejtimin e trajnerit të ri, Arsim Thaqi sfidohen sot nga KEK-u në një takim kontrollues.

Përballja miqësore mes Dritës dhe KEK-ut luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe nis nga ora 13:00.