Fitore me përmbysje për Flamurtarin në fushën e Ferizajt me skuadrën kryeqytetase që u rikthye te suksesi në kampionat pas 7 javësh pikërisht në raundin e 12-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Një fitore me shifrat 2-3 e Flamurtarit që e ngjiti formacionin nga Prishtina në kuotën e 19 pikëve në vendin e 5-të të klasifikimit. Finalizimi i Berbatovcit në pjesën e parë u përmbys nga dygolëshi i Krasniqit dhe rrjeta e Zylfiut për kuqezinjtë. Në fund ish lojtari i Partizanit Mentor Mazrekaj e bëri më interesante ndeshjen me golin e tij por vetëm kaq sepse Ferizaj doli pa pikë nga kjo sfidë.

Një gol i Manevskit në minutën e 80-të i dha fitoren Ballkanit dhe fundosi akoma më shumë Lirinë në duelin e drejtpërdrejtë për mbijetesën.

Mori fitoren e 4-të rresht Drita e Shpëtim Duros. Kampionët në fuqi u ngjitën përkohësisht në vendin e 4-të të renditjes falë suksesit të vështirë me shifrat 1-2 në fushën e KEK-ut.