Drita e mbyll me fitore fazën përgatitore, triumfon ndaj ekipit shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Drita e ka përmbyllur me fitore fazën përgatitore të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Intelektualët” kanë shënuar fitore 1:3 kundër skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim Lum, shkruan Demokracia.com.

Hamdi Namani, Ardian Limani dhe Marko Simonovski ishin realizatorët e golave të fitore për skuadrës e drejtuar nga Ardian Nuhiu.

Paraprakisht në miqësoret e kaluara, Drita mundi 1:0 Ballkanin, barazoi 2:2 me Makedonija GP.

Drita më 7 korrik e zhvillon ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër skuadrës finlandeze, Inter Turku, ndërkohë takimi i kthimit luhet një javë më vonë./Demokracia.com/