Driblimi i sulmuesit të Salzburgut ndaj Van Dijk po bën xhiron e botës (Video)

Në minutën e 25-të erdhi bashkëpunimi i Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertsonit, derisa ky i fundit realizoi një gol të bukur.

Firmino ishte përsëri në listën e asistuesve, derisa për 3-0 shënoi Mohamed Salah (36’).

Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë e vendasëve me anë të Hwang Hee-Chan që e dribloi mjaftë mirë Virgil van Dijkun.

Pjesa e dytë filloi mirë për RB Salzburgun që shënoi për 3-2 me anë të Takumi Minamino në minutën e 56-të.

Pas vetëm katër minutash mysafirët e barazuan rezultatin në 3-3 me golin e shënuar nga Erling Braut Haland.

Por, Mohamed Salah (69’) e riktheu epërsinë për Liverpoolin me sulmuesin brazilian që kompletoi hettrik të asistimeve.

Driblimin që i bëri lojtari i Salzburgut mbrojtësi më të mirë në botë e bën të duket si një amator.

loading…