Drenica merr fitoren e parë në pranverë, mposht Ferizajn me rezultat minimal

Drenica ka marrë fitoren e parë në pranverë teksa ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 1-0.

Dy skuadrat luanin me shumë kujdes duke marrë parasysh se pikët ishin të nevojshme dhe nuk lejoheshin gabime.

Drenica kishte raste me Koxyn e Mëziun, derisa Ferizaj kërcënoi me Sadriun e Panadic, por pa sukses.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën vendase, kur në minutën e 57-të, Koxy pranoi një top të bukur dhe me kokë realizoi për 1-0.

Deri në fund nuk pati më gola dhe Drenica mori tre pikët e para në sezonin pranveror.

Me këtë fitore Drenica i ikë fundit të tabelë me 23 pikë, derisa mbetet e fundit me 21 sosh.

Në ndeshjen e ardhshme Drenica luan sërish në shtëpi ku pret Trepçën ’89, ndërsa Ferizaj para adhuruesve të vet luan ndaj Llapit.