Drenica – Ferizaj, dueli i dy skuadrave të fundit në tabelë – formacionet zyrtare

Drenica dhe Ferizaj janë dy skuadrat e fundit në renditjen tabelare që po luftojë për t’i shpëtuar rënies.

Vendasit e kanë nisur në mënyrë shumë të keqe edicionin pranveror, ku kanë pësuar katër humbje në katër sfidat e para.

Në anën tjetër Ferizaj po kalon nëpër një formë të shkëlqyer dhe nuk di për humbje ku ka marrë tetë pikë.

Kuqezinjtë të fundit në tabelë kërkojnë pikët e para në pranverë, derisa mysafirët synojnë mos të mposhten as në ‘Bajram Aliu’.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Shala, Bejta, Hussein, Lushtaku, Veliqi, Thaqi, Dervishaj, Da Silva, Mëziu, Koxy, Zeka.

Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Halili, Hyseni, Gligorov, Avdulli, Ramusa, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadic.