Futboll

Drejtori sportiv i Interit kthehet nga Anglia: “U takuam me Unitedin për Lukakun”

Interi tashmë ka është takuar me Manchester Unitedin për Romelu Lukakun.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio. Ai është kthyer nga Anglia në mbrëmjen e së enjtes pas takimit me drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Ausilio ka dhënë sinjale se tashmë mund ta kenë bërë ofertën për Lukakun, që është dëshira e madhe e trajnerit, Antonio Conte.

“Patëm takim me Manchester Unitedin për Lukakun. Ka qenë takim zyrtar mes dy klubeve të rëndësishme. Të shohim. Conte do çdo lojtar që po tentojmë ta transferojmë”, u shpreh Ausilio me të arritur në Itali.

Në fillim, Unitedi ka kërkuar 85 milionë euro për sulmuesin belg, por kanë pranuar tashmë të negociojnë me Interin për një shifër më të ulët, ndërsa synimi i klubit italian është që ta marrin 26-vjeçarin në formë huazimi me obligim blerje dhe që pagesa të bëhet brenda dy viteve të ardhshme.

loading…



loading...