Dramë filmike e heroit të Liverpoolit: Babai i mbijetoi kancerit, për këtë moment po flet bota (VIDEO)

Futbollisti i “The Reds” kohë më parë ka folur për tmerrin nëpër të cilin ka kaluar ai dhe familja e tij.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson e ka pasur motin më të madh nga të gjithë lojëtarët që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Në radhet e para në stadiumin “Wanda Metropolitano”, ishte ulur babai i tij, i cili e ka mposhtur kancerin në fyt, shkruan Ballkani.info.

Sëmundja e babait të Hendersonit ishte zbuluar në vitin 2013, kurse nga i biri kishte kërkuar që mos të takohen derisa të shërohet.

“Kur babai më tregoi se nëpër çka po kalon, u bëra njëri. Them se futbolli është gjithçka, por kur të ndodh një gjë e tillë, atëherë e kuptoni se ekzistojnë gjëra shumë më të rëndësishme. Ka qenë tronditëse, sepse më herët nuk janë përballur me diçka të tillë. Është krenar dhe nuk ka dëshiruar që të takohemi, e dinte se si dukej. E kam ditur se mund t’i ndihmoj vetëm në një mënyrë, që të luaj sa më mirë secilin vikend, sepse e dija që më shikonte gjithmonë”, ka thënë Henderson.

Gjithçka që e ka menduar, Henderson edhe ia arriti, kështu që babai i tij ishte njeriu më krenar në botë kur e shikoi të birin që e ngriti lartë kupën e Ligës së Kampionëve.

Shihni momentin më të prekshëm të mbrëmjes.