Pa skuadër Naser Aliji

Drama e Naser Alijit, ende pa skuadër prej se ndërroi jetë babai i tij

Zbulohet arsyeja se përse mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji është ende pak ekip.
Ai, prej disa kohësh është stërvitur me skuadrën e ligës së tretë të Zvicrës, FC Baden. Ky është klubi i parë në karrierën e Alijit, është skuadra e qytetit ku është rritur dhe ku familja e tij jeton akoma.

“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entellan, kisha disa oferta, por vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes. Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që këto muajt e fundit të jetës së tij t’i qëndroja pranë. Babai, fatkeqësisht ndërroi jetë para 4 ditësh”.

Për shkak të situatës familjare të krijuar, Aliji nuk pranoi asnjë kontratë në Itali, në verë, pavarësisht interesimit të disa klubeve.

Për disa javë, mbrojtësi i majtë u stërvit te FC Baden, për të ruajtur një formë të arsyeshme sportive. Qëllimi i tij është një kontratë në Super League, ose e një klub ambicioz në “Challenge League“.