Kryetari i Kuvendit

DPS kërkon shkarkimin dhe heqjen e shtetësisë malazeze, Andrija Mandiqit, “pykës” destabilizuese  të Vuçiqit

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka dorëzuar iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, dhe ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që të nisë procedurën për heqjen e shtetësisë.

Deputeti i DPS-së, Andrija Nikoliq, në një konferencë për media në Kuvendin e Malit të Zi tha se Mandiq nuk është i denjë të jetë kryetar i Kuvendit, transmeton Ballkani.info.

“Edhe pse ishte i ftuar, Mandiq nuk dha kurrë prova se ai kishte nënshtetësi të ligjshme malazeze. Kushdo që bëhet shtetas pas 3 qershorit 2006 duhet të heqë dorë nga shtetësia e një vendi tjetër. Ka shumë dëshmi se është në posedim të paligjshëm, por nuk ka asnjë reagim nga MPB-ja”, tha Nikoliq.

Andrija Mandiq është serb i Malit të Zi, drejtues i partisë pro-serbe dhe “nxënës” i Aleksandar Vuçiqit.

Nikoliq po ashtu ka vlerësuar se po tentohet të destabilizohet Mali i Zi.

Sipas pretendimit të tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq “inicoi një operacion për të përmbysur qeverinë në Mal të Zi përmes gjumit të tij brenda sistemit”.

Nikoliq tha se presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, e nisi rrëzimin e qeverisë duke u larguar nga Lëvizja Evropa Tani. Rrëzimi i qeverisë vazhdoi me vizitën e presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik në Mal të Zi, shtoi Nikoliq. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: