Dortmund përmbys Augsburgun, Haaland i papërmbajtshëm në debutim, 3 gola për 20 min. VIDEO

 Dortmundi ka shënuar fitore spektakolare në udhëtim tek Augsburgu, me rezultat prej 5 me 3.

Vendasit arritën të krijojnë epërsi prej 3 me 0, me dy gola të shënuara nga Niederlechner dhe një nga Richteri, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Dortmundi arriti të përmbysë gjithçka duke shënuar në pjesën e dytë pesë herë.

Brandt e Sancho shënuan nga një gol, derisa tre gola shënoi në ndeshjen e tij të parë ylli norvegjez Erling Braut Haaland.

Atij iu deshën vetëm tre minuta për të shënuar golin e tij të parë, e vetëm 20 minuta për të realizuar “hat-trick” në Bundesligë.

Dortmundi me këtë fitore arrin në kuotën e 33 pikëve dhe mban vendin e katërt, derisa Augsburgu në vendin e dhjetë ka 23 pikë. 17:11

Debutim ëndrrash për Haalandin, tre gola për 20 minuta

Erling Braut Haaland ka pasur një debutim ëndrrash te Dortmundi, në sfidën e sotme ndaj Augsburgut.

Atij iu deshën vetëm tre minuta për të shënuar golin e tij të parë, e vetëm 20 minuta për të realizuar “hat-trick” në Bundesligë, transmeton Koha.net.

Me golat e tij Dortmundi arriti të përmbysë rezultatin ndaj Augsburgut, dhe tani po udhëheq me rezultat prej 5 me 3 në udhëtim.

https://tiger.cdnja.co/v/vz/vzl5.mp4?secure=nfgJn0PBeadG-RHkUIpVvQ&expires=1579372200