CR7

“Do të vazhdoj të luaj derisa këmbët të më thonë se ka mbaruar”, Ronaldo hesht kritikët

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk mendon momentalisht pensionimin dhe do të luajë deri atëherë kur do ta lejojnë këmbët.

Nëntë gola në gjashtë ndeshje në ligën saudite. Golashënuesi i dytë më i mirë në vitin 2023 me 34 gola, vetëm pas Haaland me 36 sosh.

Këto janë shifrat e Ronaldos në moshën 38-vjeçare që ka dërguar Al Nassr në krye të tabelës në Superligën e Arabisë Saudite.

Dje (e premte), pas një dy golëshi të ri, portugezi ka dashur të shfajësohet edhe jashtë fushës, duke bërë të qartë se ka mbetur edhe për pak Cristiano.

“Unë kam ende shumë për të bërë. Ende e dua futbollin. Edhe në moshën time më pëlqen të luaj, të shënoj gola dhe të fitoj ndeshje”, ka thënë fillimisht Ronaldo pas fitores ndaj Al Ahli.

“Thonë se Ronaldo ka mbaruar… thonë se kam mbaruar, por unë ende po dëshmoj se nuk është e vërtetë”.

“Do të vazhdoj të luaj derisa këmbët e mia të thonë ‘Cristiano, ka mbaruar’. Deri atëherë do të vazhdoj të luaj dhe të ndihmoj skuadrën”, përfundoi portugezi i lumtur që ka gjetur një vend për të vazhduar të bëjë atë që di më mirë: të shënojë.