Zhaklin Lekatari

“Do të lindë përsëri dielli” – Zhaklin Lekatari flet si rrallë herë për humbjen e babait të saj

E ftuar në emisionin “Top Arena”, gazetarja Zhaklin Lekatari komentoi shprehjet e saj të preferuara, ato të cilat e lidhin me jetën e saj.

Gjatë intervistës së tyre, Erjola, drejtuesja e emisionit, përmendi edhe pikën e përbashkët mes tyre për humbjen e babait në moshë të vogël.

Erjola e pyeti Zhaklinën si e ka përjetuar këtë moment dhe ku e ka gjetur forcën, kur ka ndier se ka prekur fundin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Aty te fundi sepse pas fundit s’ka më asgjë dhe e vetmja mundësi që ti ke është të ngrihesh përsëri. Mendoj se ne kur prekim fundin, ajo kultura e sotme na bën të kemi frikë nga gabimet personale. Por, ndonjëherë, edhe të jesh në errësirë të bën mirë sepse mund të rilindësh, të duhet kohë për të qarë për veten tënde ose të pastrosh atë që është bërë pis”, tha Zhaklina.

Pra janë periudha reflektimi që një njeriu i bëjnë mirë. Këto janë gjëra reflektimi që njeriut i bëjnë mirë dhe aty te dështimi ti gjen copëzat për t’u ringritur. Mos kini frikë nëse mendoni se keni dështuar. Ka një tjetër sukses që do të vijë prapë. Do të lindë përsëri dielli.” – u shpreh më tutje Zhaklina.