Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka dalë sot në konferencë për shtyp, para ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë.

Trajneri gjerman ka deklaruar se kishte dëshirë të kishte edhe një ndeshje tjetër miqësore gjatë muajit që po vjen.

“Do të doja t’i kisha dy miqësore në muajin qershor, por kjo nuk u bë për arsye të ndryshme. Mirëpo, gëzohem që do të luajmë kundër Norvegjisë, përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve”, tha ai.

Ndërkohë, ai i komentoi edhe mungesat në listën e Kosovës, të cilët kishin qenë të përfshirë grumbullimin e kaluar gjatë muajit mars.

“Aro Muric është i sëmurë dhe do të na bashkëngjitet në stërvitje pas dy ditësh. Muslija, Kryeziu dhe Rrudhani janë jashtë grumbullimeve shkaku i lëndimit”, shtoi ai.

Kosova do të luajë me Norvegjinë me datën 5 qershor, me takimin që nis nga ora 19:00 dhe luhet në Oslo.