Djokovic: I heq kapelën Nadalit, ai është një kampion i jashtëzakonshëm

Novak Djokovic, kampioni në fuqi i Wimbledon, do të zhvillojë ndeshjen e tij kundër Soonwoo Kwon të Koresë së Jugut gjatë të hënës.

Serbi shpreson për titullin e tij të shtatë dhe vlen të kujtojmë se Djokovic ka fituar tri edicionet e fundit të turneut britanik.

Megjithatë, përpara turneut të këtij viti, ai thuri lavde për rivalin e tij, Rafael Nadal.

“Ai bëri një operacion, humbi gjysmë viti dhe pas kësaj, të kthehej dhe të fitonte një Grand Slam… Është mbresëlënëse”, tha Djokovic për Nadalin.