‘Djemtë e Vokrrit’ do të kenë mbështetje të fuqishme edhe nga Kosova (FOTO)

Kosova do të luaj sot në orën 18 kundër Ishujve Faroe në kuadër të Grupit D të Ligës së Kombeve.

Kosovarët hyjnë në këtë ndeshje si lider të Grupit me 7 pikë dhe synojnë që të arrijnë fitore në këtë vend vikingësh.

Sipas informacioneve nga Ishujt Faroe, atmosfera në grupin e futbollistëve tanë është e mirë dhe të gjithë janë në formën optimale.

Bashkë me Kombëtaren tonë atje kanë udhëtuar edhe një grupi tifozëve “Dardanët”, shkruan ballkani.info.

Megjithatë, atmosferë pritet të krijohet edhe në Kosovë, sidomos në Prishtinë.

Tashmë kanë përfunduar përgatitjet nëpër lokalet e Prishtinës që tifozët të mund ta përcjellin ndeshjen.

Njëri nga lokalet që shquhet për organizime të tilla dhe që vazhdimisht është në përkrahje të Kosovës, është Bamboo me pronar Arian Hencin.

“Djemt e Vokrrit” do të mbështetën fuqishëm edhe nga Kosova – Prishtina, Peja, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Gjilani, Prizreni… /Ballkani.info/