Ditari i të riut të prekur nga koronavirusi, si është të jesh me këtë virus

Connor Reed, një 25-vjeçar nga Llandudno në Uellsin e Veriut, ka punuar në një shkollë në Wuhan, Kinë, për gati një vit.

Në nëntor ai u bë burri i parë britanik që u prek nga koronavirusi. Nga kollitjet dhe dhembjet deri te djegia dhe kalimi i natës në spital, ai ka përshkruar përjetimet gjatë kohës sa vuante nga virusi. Reed mundi sëmundjen që është përhapur në tërë globin.

Ky është përshkrimi i tij për secilën ditë:

Dita 1: Jam ftohur. Po teshtis dhe po më rrjedhin lot nga sytë. Kjo duhet të jetë ngjitëse, kështu që duhet të mos shkoj në punë. Jetoj vetëm, kështu që nuk ka gjasa ta shpërndajë tek askush.

Dita 2: Kam dhimbje të fytit. Duke kujtuar atë që bënte nëna ime kur isha fëmijë, krijova një përbërje përmes mjaltit dhe ujit të ngrohtë. Po më ndihmon.

Dita 3: Nuk pi duhan. Por është e rëndësishme për mua që ta kapërcej shpejt këtë ftohje, që të mund të shkojë në punë. Vetëm për qëllime mjekësore, fillova të pi uiski.

Dita 4: Kam fjetur si një bebe mbrëmë. Uiski kinez është dukshëm një ilaç për të gjitha sëmundjet e njohura.

Dita 5: E tejkalova të ftohtit.

Dita 7: Fola shumë shpejt. Ndihem tmerrësisht keq. Kjo nuk është më vetëm ftohje. Më dhemb çdo pjesë e trupit, sytë më digjen, fyti më shtrëngon. I ftohti ka udhëtuar poshtë gjoksit tim dhe kam një kollë të jashtëzakonshme.

Dita 8: Nuk do të jem në punë sot. I kam paralajmëruar ata. Me siguri do të qëndroj në shtëpi gjatë gjithë javës. Edhe kockat po më dhëmbin.

Dita 10: Kam temperaturë. Kam mbaruar çerek shishen e uiskit, dhe nuk ndjehem mirë që të dal e të blej më shumë.

Dita 11: Papritur, ndihem më mirë, të paktën fizikisht. Gripi ka kaluar.

Dita 12: Nuk kam qenë kurrë kaq i sëmurë në jetën time. Nuk mund të marrë frymë, mushkëritë tingëllojnë si një qese letre të shkyer. Kam nevojë të shkojë tek një mjek.

Dita 13: mbërrita përsëri në banesën time. Mjeku më ka përshkruar antibiotikë për pneumoni, por nuk jam i gatshëm të shkojë e t’i blej.

Dita 17: Ndihem pak më mirë, por ende nuk dua të mbaj shpresat gjallë. Kam pasur këtë ndjesi edhe më herët

Dita 22: Unë shpresoja të kthehesha në punë sot por jo. Pneumonia ka kaluar. Sinusët janë në agoni, dhe veshët e mi duan të shpërthejnë.

Dita 37: Thashethemet ishin të sakta. Të gjithëve u thuhet të qëndrojnë brenda. Nga sa kam dëgjuar, virusi është si një dozë e keqe e gripit që mund të shkaktojë pneumoni. Epo, kjo tingëllon e njohur.

Dita 52: Një njoftim nga spitali më njofton se isha i infektuar me koronavirusin Wuhan. Unë mendoj se duhet të jem i kënaqur që nuk do prekem sërish, jam imun tashmë.

Dita 67: E gjithë bota ka dëgjuar tani për koronavirusin. Ua kisha treguar disa miqve të mi, përmes Facebook më herët.

Dita 72: Duket se gazetat mendojnë se është e frikshme që unë u përpoqa ta kuroja veten me lëng të palmës.

Përpiqem t’ua shpjegoj se nuk e kisha idenë në atë kohë se çfarë po ndodhte me mua .

P.sh, një titull në New York Post thotë: Mësuesi nga Britania e Madhe pretendon se ai mposhti koronavirusin me uiski dhe mjaltë të ngrohur.

Uroj të kishte qenë aq lehtë.