Presidentja

Osmani: Komuniteti goran, pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin goran në Ditën e Goranëve.

Osmani tha se komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.

Derisa theksoi se traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës.

“Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës. Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës. Shumëetniciteti është gjithashtu vlerë e shoqërisë kosovare, ndaj do ta ruajmë këtë vlerë të çmueshme, sikurse do ta vazhdojmë mbështetjen institucionale për komunitetin goran. Urime Dita e Goranëve!”, thuhet në njoftimin nga Presidenca