Shqipëri

Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas, në Shqipëri afër 34 mijë gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje

25 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas.

Gjatë vitit 2023, 611 persona u arrestuan për dhunë në familje në Shqipëri.

Ndërsa që nga viti 2010 janë vrarë 159 gra, raporton TopChanel

Që prej vitit 2006 kur ka hyrë në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje në të gjitha format e saj, 33 mijë e 628 gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Policia vlerëson zyrtarisht se në masën 80 përqind të kësaj shifre të dhunuarat janë keqtrajtuar nga një burrë si bashkëshorte, ish-partnere apo bashkëjetuese.

Shifrat janë alarmante, ndërsa ka edhe raste kur gratë dhe vajzat nuk e raportojnë dhunën nga frika apo turpi, madje disa thonë se dhuna është çështje private që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë.

E në nivel global rreth 736 milion gra i janë nënshtruar dhunës fizike e edhe asaj seksuale.