Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Japoni

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Xhudo, pasi e mposhti Paula Pareton në një luftë të vështirë çerekfinale.

Krasniqi e ka vazhduar rrugën drejt medaljes së artë në kategorinë deri 48 kilogramë në Kampionatin Botëror të Xhudos në Japoni.

Ajo e mundi Pareton me “Golden Score”, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues. Krasniqi ishte më kërkuese gjatë gjithë kohës dhe ia doli ta arrijë qëllimin duke e fituar pikën e artë.

23-vjeçarja, e cila është kampione e botës në xhudo por si junior në kategorinë deri 52 kilogramë, tani është në kërkim të titullit të botës si seniore.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me Funa Tonakin e Japonisë.

Kampionia Evropiane U23 e kaloi pa luftë rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë e mundi mongolen Narantsetseg Ganbaatar. Rundin e tretë e kaloi pasi e mundi Julia Figueran e Spanjës.

Kalimi i mundshëm në finale do t’ia siguronte të paktën medaljen e argjendtë Krasniqit.

loading…