Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Paris, duke i siguruar medalje Kosovës.

Krasniqi arriti ta mposhtë në gjysmëfinale francezen, Melanie Clement, për t’ia siguruar tashmë Kosovës një medalje, kurse tani do të kërkojë të artë.

Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi në rundin e dytë pa luftë.

Krasniqi u tregua e fortë për portugezen, duke triumfuar me Ippon.

Se Krasniqi e ka seriozisht, tregoi edhe në rrethin e tretë, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon, xhudisten nga Brazili, Gabriela Chibana.

Kurse në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang.

Në gjysmëfinale, Krasniqi u përball me francezen, Melanie Clement. Ishte një luftë e fortë nga të dyja xhudistes, por në fund triumfoi ajo kosovare.

Ndërkohë, ​Akil Gjakova është eliminuar në gjysmëfinale të Grand Slam të xhudos që po mbahet në Paris.
Xhudisti kosovar u përball në gjysmëfinale me atë nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-ochir.

Akili ishte më i mirë se Tsogtbaatar, por një moment pakujdesie, i kushtoi kosovarit me humbje, teksa Tsend-ochir triumfoi me Ippon për t’u kualifikuar në finale.

Akili tani do të luftojë për medaljen e Bronztë.