Distria Krasniqi ka arritur me sukses në finale të Grand Slamit të Tbilisit.

Xhudistja kosovare triumfoi në gjysmëfinale ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.

Gjatë tërë ditës, Krasniqi tregoi formë fantastike, duke i arritur tri fitore.

Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.