Arsim Kabashi

Disiplinori dënon presidentin e Ballkanit, kishte kërcënuar gjyqtarët në ndeshjen ndaj Dritës

Presidenti i FC Ballkanit,. Arsim Kabashi është dënuar me 300 euro gjobë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, pasi i njëjti në ndeshjen Drita – Ballkanit kishte bërë një gjeste josportiv.

Ai pas përfundimit të pjesës së parë kishte hyrë në zhveshtorën e gjyqtarëve dhe i kishte kërcënuar ata më fjalët: “Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”, shkruan Ballkani.info.

Kabashi është dënuar me 300 euro gjobë, derisa me vërejtje të fundit është dënuar delegati i asaj ndeshjeje Agim Hasani i cili e kishte lejuar Kabashin të futet në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve.

Vendimet e Disiplinorit:

Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hynë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një akcioni të mysafirve dhe e kishte kërcnuar gjyqtarët: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”. Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e ti nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Delegati i ndeshjes Drita–Ballkani, Agim Hasani. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarëve ishin në zhveshtoren e tyre, lejon kryetarin e ekipit mysafir të FC ”Ballkani” Arsim Kabashi, të hyjë në zhveshtore edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime dhe e kishte kërcnuar gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT. /Ballkani.info