Liga e Konferencës

Dinamo Zagrebi apo Ballkani: Ky është rezultati në sondazhin e UEFA-s për ndeshjen e sotme në “Maksimir”

Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës do të sfidohen nga Dinamo Zagrebi, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Maksimir”, shkruan lajmi.net.

Si zakonisht, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, publikon sondazhe për secilin takim të garave të saj.

Tifozët kanë votuar 70 për qind në fitoren e Dinamo Zagrebit, ndërkaq tetë për qind e votuesve besojnë se Ballkani do të triumfojë sonte në Zagreb. 22 për qind janë të mendimit se takimi do të mbyllet baras.

Ballkani duhet të fitoj me doemos kundër Dinamo Zagrebit dhe të shpresoj në fitoren e Plzenit kundër Astanas, për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë katër pikë në pozitën e fundit në Grupin C, po aq sa ka Astana një pozitë më lart. E para është Viktoria Plzen me 15 pikë, ndërkaq Dinamo ka gjashtë pikë në vendin e dytë.