Ish lojtari i Arsenalit

Dikur rrezikonte të mbetej pa njërën këmbë, ndërsa mbrëmë ia shënoi dy gola Real Madridit

Santi Carzola është njeriu i momentit.

Mesfushori spanjoll duket se është ringjallur pas kalimit të periudhës më të vështirë në karrierën e tij.

Ish ylli i Arsenalit është përballur me një lëndim të rëndë në këmbën e tij, ku në ‘thembrën e Akilit’ i janë larguar tetë centimetra këmbë.

Ky lëndim jo vetëm që i kishte vënë në rrezik karrierën Carzolas, por ka mundur ta linte edhe pa njërën këmbë

Cazorla kishte theksuar që ka pasur një infeksion në këmbë dhe mjekët e kanë paralajmëruar që mund të intervenonin për t’ia prerë këmbën.

“Mjeku më ka thënë që nëse do të mund të ecja me fëmijët në kopsht përsëri, do të duhej të isha falënderues”, kishte rrëfyer atëkohë Carzola.

Pas qëndrimit 636 ditë jashtë fushës, në një karrierë pothuajse të përfunduar, ai vendos të largohet nga Arsenal, për t’iu bashkuar Villarrealit, skuadrës së tij të zemrës, dhe këtë e bën në moshën 34 vjeçare.

Dhe pas kalimit të gjithë kësaj, Santi Carzola është shndërruar në një hero në futboll këtë, i cili sapo ka filluar.

Ish reprezentuesi i Spanjës, ka arritur të shënoi dy gola në barazimin 2:2 të Villarreal ndaj Real Madridit, për t’i siguruar një pikë të artë skuadrës së tij