Pas katër humbjeve radhazi, skuadra e Dijonit ka arritur që ta fitoi pikën e parë në sezonin e ri (2020/21) në Ligue 1 të Francës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në kampionatin francez, Dijon dhe Montpellier ndanë pikët. Ndeshja e zhvilluar në ‘Municipal Gaston Gerard’ ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Eric Ebimbe dhe Bruno Ecuele Manga shënuan golat për vendasit, teksa asistue te të dy golat ishte mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, i cili te skuadra franceze u transferua gjatë këtij afati kalimtar.

Kurse, Andy Delort dhe Teji Savanier ishin autorët e golave për skuadrën mysafire.

Për Dijon ishte kjo pika e parë dhe mbetet edhe në pozitën e fundit (20) në tabelë, kurse Montpellier tani ka 10 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.