Diar Miftaraj i bashkohet Ballkanit

Mesfushori Diar Miftaraj është përforcimi i parë i skuadrës së Ballkanit në afatin kalimtar të dimrit.

Klubi nga Suhareka, ka njoftuar të hënën se ka arritur marrëveshje me Miftarjan, i cili do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Miftaraj në pjesën vjeshtore të këtij sezoni ishte pjesë e skuadrës së Drenicës derisa në të shkuarën ka luajtur edhe për Prishtinën e Besën e Pejës.

“Diar Miftaraj i bashkohet FC Ballkanit. Mesfushori i palodhshëm që në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave FC Besa, FC Prishtina dhe së fundi FC Drenica, ndërsa nga sot Diar Miftaraj do të bart fanellën e portokalltë”, ka shkruar Ballkani në Facebook.