Zubin Potok

Detaje të reja se si u realizua aksioni në Zubin Potok

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion në Zubin Potok pas informacione inteligjente se disa persona posedojnë armë ilegale.

Si rezultat i aksionit, fillimisht, është identifikuar i dyshuari S.S., ku është bërë kontrollimi i shtëpisë të sij, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht një pushkë M-48 dhe një granat dore, të cilën e kanë sekuestruar njësia e deminimit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për teve1.info ka bërë të ditur se është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë, ku aty është gjetur një armë e shkurtër (revole) e tipit Zoraki me 4 fishek, si dhe janë konfiskuar disa dëshmi që lidhen me rastin.

Por, për të dyshuarin e dytë Elshani thotë se është në arrati.

“Nga incizimet është identifikuar edhe i dyshuari i tretë D.J., të njëjtit i është kontrolluar shtëpia mirëpo nuk është hasur diçka e dyshimtë, D.J. po ashtu nuk është hasur në shtëpi dhe eshte në arrati”, tha ai.

Ndërkohë, është njoftuar se në lidhje me këto veprime është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.