DETAJE TË REJA| Ky është personi në Gushtericë që u vra nga vëllai i tij për shkak të pronës

Demokracia.com ka siguruar detaje të reja lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur pasditën e së shtunës në Gushtericë të Graçanicë.

Burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se Dragisa Subariq është personi që mbeti i vrarë nga vëllai i tij.

Demokracia.com ka mësuar edhe emrin e dorasit, që është zyrtari policor Milorad Subariq.

Lexo edhe: 

EMRI| Ky është polici serb që vrau vëllain e tij në Gushtericë – Ballkani.info

Veç kësaj, burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur për shkak të një prone.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.