EMRI| Ky është polici serb që vrau vëllain e tij në Gushtericë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Gushtericë të Graçanicës.

Demokracia.com ka mësuar se Milorad Subariq, zyrtar policor dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij.

Po ashtu, burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur për shkak të një prone.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.